Gjermania përgatitet për më shumë reshje të dendura në zonat e prekura nga përmbytjet

Evropë

Gjermania përgatitet për më shumë reshje të dendura në zonat e prekura nga përmbytjet

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 22:34

Në disa zona të Gjermanisë tashmë të prekura nga përmbytjet priten reshje të dendura të vazhdueshme, tha shërbimi kombëtar i motit DWD.

Pjesa më e madhe e vendit është goditur nga reshje të forta shiu që nga dita e Krishtlindjes, duke bërë që disa lumenj të dalin nga shtrati, ndërsa të tjerët janë afër pikës së tyre të depërtimit, raporton Deutche Welle në gjuhën angleze.

DWD tha se deri në 40 milimetra shi mund të bien brenda 24 orëve në disa zona të shtetit perëndimor.

Zonat përgjatë lumenjve Aller, Leine dhe Weser në shtetin veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme tashmë ishin përmbytur, sipas autoriteteve rajonale.

Saksonia e Poshtme kërkoi ndihmë nga ushtria gjermane, Bundeswehr, të premten, me ministren e Brendshme të shtetit, Daniela Behrens duke folur për një “situatë shumë të tensionuar”.

Sipas Bundeswehr-it, gjashtë helikopterë janë vënë në gatishmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat