Avioni rus ulet në lumin e ngrirë; prokurorët: Faji i pilotin

Evropë

Avioni rus ulet në lumin e ngrirë; prokurorët: Faji i pilotin

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Një aeroplan Antonov-24, i epokës sovjetike, me 30 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit në bord, u ul të enjten në një lumë të ngrirë pranë një aeroporti në lindjen e largët të Rusisë. Prokurorët thanë se incidenti ndodhi për shkak të një gabimi të pilotit.

Avioni i linjës ajrore Polar Airlines An-24 u ul i sigurt në lumin Kolyma pranë Zyryanka-s në rajonin Yakutia, thanë prokurorët. "Sipas informacioneve paraprake, shkaku i incidentit ajror ishte një gabim i ekuipazhit në pilotimin e avionit", thuhej në një deklaratë të një zëdhënësi të prokurorisë së transportit, në Siberisë Lindore.

Prokurorët publikuan foto të avionit mbi një lumë të ngrirë. Gazeta Izvestia botoi fotografi të pasagjerëve duke zbritur.

“Aeroplani An-24 u ul jashtë pistës së aeroportit Zyryanka”, thuhej në një deklaratë të shkurtër të ‘Polar Airlines”

"Gjatë incidentit nuk ka pasur viktima", thuhej më tej./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat