​Panqev: Serbia me regjim gjysmë-autoritar, vetëm sanksionet mund ta ndryshojnë pushtetin

Evropë

​Panqev: Serbia me regjim gjysmë-autoritar, vetëm sanksionet mund ta ndryshojnë pushtetin

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:38
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Anton Panqev

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Anton Panqev, ka vlerësuar situatën në Serbi pas zgjedhjeve të fundit dhe protestat e opozitës atje, për të cilat tha se ato do të shuhen pasi sipas tij, president serb, Aleksander Vuçiq, ka pushtet absolut mbi institucionet e sigurisë.

Analisti bullgar në një intervistë për KP tha se opozita nuk ka mjaftë forcë për ta rrëzuar Vuçiqin për shkak të mbështetjes popullore, pavarësisht se politika e tij nuk po sjell përfitime ekonomike e sociale për shtetin serb.

Panqev: Opozita në Serbi nuk ka forcë për ta rrëzuar Vuçiqin, ai kontrollon pothuajse të gjitha institucionet

“Unë nuk mendoj se tani për tani opozita në Serbi kanë mjaft forcë që të përmbysur qeverisjen e Vuçiqit. Mendoj se këto protesta do të shuhen gradualisht, sepse ende Vuçiqi e ka mbështetjen e shumë serbëve, i kontrollon institucionet e sigurisë, i kontrollon të gjitha institucionet dhe sipas meje këto protesta nuk do të kenë ndonjë sukses esencial, por tregojnë ato veprime të opozitës që ndoshta edhe në Serbi ka shumë pak durim me politikën e Vuçiqit, që nuk sjell përfitime të mëdha ekonomike, sociale për Serbinë apo për vet resurset e kufizuara serbe, zvogëlohen për shkak të investimeve në politikën serbe në rajon, që nuk sjell përfitime për qytetarët e Serbisë”, tha ai.

Panqev theksoi se shumica e serbëve po mbështesin një regjim gjysmë-autoritar, i cili është represiv ndaj pakicave si dhe shumë agresiv në Ballkanin Perëndimor dhe se e vetmja mundësi për ta larguar Vuçiqin nga pushteti është një presion nga ShBA ose BE, duke vendosur sanksione ndaj Serbisë.

Panqev: Shumica e serbëve po mbështesin një regjim gjysmë-autoritar, pushteti mund të ndryshohet nga sanksionet e ShBA-se e të BE-së

“Është sistem... gjysmë autoritar le të themi sepse së bashku me partitë progresive serbe shkojnë edhe disa parti të tjera ekstreme, janë të vogla por kanë ndonjë peshë në shoqërinë serbe , madje edhe në parlamentin serb. Pra, ende shumica e qytetarëve të Serbisë përmbi 50 për qind mbështesin një regjim të tillë gjysmë-autoritar, mund të themi që është regjim represiv ndaj pakicave etnike në Serbi, dhe shumë agresiv në Ballkanin perëndimor. Tani për tani unë nuk shoh që opozita në Serbi të shkarkojë Vuçiqin, vetëm me një presion shumë të fortë nga ana e Perëndimit, nga ShBA, nga Bashkimi Evropian, me sanksione ekonomike mund të ndryshohet pushteti në Serbi. Ne shohim se atje në Bruksel, ndoshta edhe në Uashington, nuk mendoj se është e nevojshme të veprojnë në një mënyrë më direkte, por ende shpresojnë që mund të gjejnë kompromise me Vuçiqin, me qeverisjen aktuale të Serbisë, që të shkëputet Serbia nga akterët e Rusisë, por unë prapë them se këto janë shpresa të kota”, tha Panqev.

Analisti bullgar foli edhe për deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ditë më parë deklaroi se shërbimi rus i sigurisë “siguroi informacion” për incidente të mundshme në protestat në Beograd.

Panqev tha se kjo deklaratë është pjesë e propagandës ruse e cila fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimi Evropian për ndërhyrje në çështje të brendshme të shteteve të vogla me qëllim të kontrollit të pushtetit.

Ai shtoi se këto pretendime i përkasin propagandës ruse e cila fajëson Perëndimin për organizime të protestave në Moldavi, Gjeorgji e Armeni me qëllim të shkëputjes së këtyre vendeve nga ndikimi i Rusisë.

Panqev: Deklaratat e Bërnabiqit janë pjëse e propagandës ruse për ta fajësuar Perëndimin për ndërhyrje në çështje të brendshme

“Nuk i komentoj këto veprime apo informata, por mund të them se prapë se prapë, kjo është një pjesë e konsiderueshme, një pjesë e rëndësishme nga propaganda ruse sipas të cilës ShBA, shtete nga Bashkimi Evropian ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve të vogla me qëllim që të kontrollojnë qeverisjen e tyre, me qëllim që të ndihmojnë ardhjen e forcave pro-perëndimore. Unë i kam lexuar mediat ruse, narrativi i tij është se perëndimi organizon shkarkimin e qeverisjes demokratike të Vuçiqit, të instalojë qarqe pro-perëndimore duke e shkelur kushtetutën, ligjet e Serbisë, pra që është një ndërhyrje agresive, një ndërhyrje që është kundër të drejtës kombëtare, ky është narrativi rus, është pjesë nga propaganda hibride ruse, pra edhe ata përdorin një moment të tillë, kanë bërë edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë, për shtet të tjera dhe e kanë si çdo protestë sipas tyre organizohet nga perëndimorët, me qëllim që të shkëpusin këto vende nga Rusia”, tha Panqev.

Ndryshe, opozita serbe ka akuzuar pushtetin aktual në Serbi për përfshirje të huliganëve në protestat ku po kundërshtohen zgjedhjet e 17 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat