Tragjedi në familje/ Gjenden pa jetë nëna me 4 fëmijët e vegjël, ja çfarë dyshohet

Evropë

Tragjedi në familje/ Gjenden pa jetë nëna me 4 fëmijët e vegjël, ja çfarë dyshohet

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 08:35
Nuk është hera e parë që në Paris, flitet për vrasje të foshnjave

Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për vrasje pasi pesë trupa u gjetën në një qytet në veri-lindje të Parisit. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.

Trupat e tyre u gjetën në qytetin Meaux i cili është pak më shumë se 41 km (25 milje) nga kryeqyteti francez. Ata u zbuluan në një apartament, tha prokurori vendas për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Sipas faqes së lajmeve Actu17, e cila raportoi për herë të parë rastin, policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është “në arrati”.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.

Nuk është hera e parë që në Paris, flitet për vrasje të foshnjave.

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar rrëfeu se kishte vrarë tre vajzat e tij, nga 4 deri në 11 vjeç, dhe u dorëzua. Policia i gjeti ato të vdekura në shtëpinë e tij në qytetin Alfortville, në periferi juglindore të kryeqytetit.

Në tetor, një polic vrau tre vajzat e tij përpara se të vriste veten në shtëpinë e tij në Vemars në Val-d’Oise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat