Ukraina sfidon Moskën duke festuar Krishtlindjet më 25 dhjetor

Evropë

Ukraina sfidon Moskën duke festuar Krishtlindjet më 25 dhjetor

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Në mes të luftës, Ukraina që e ka mbrojtur veten për gati dy vjet kundër pushtimit rus, po e sfidon sërish Moskën duke festuar Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në vend të datës 7 janar që mbart në vetë simbolika të lidhjes me Rusinë. Mirëpo, përkundër afrimit të festave të fundvitit, luftimet nuk kanë ndaluar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte nënshkruar në korrik një ligj për ta zhvendosur festën zyrtare të Krishtlindjes nga 7 janari – ditën kur festohet Krishtlindja nga Kisha Ortodokse Ruse – në 25 dhjetor.

Në ligj thuhej qëllimi ishte “braktisja e trashëgimisë ruse”.

Ky ndryshim bën që besimtarët ortodoksë të Ukrainës të festojnë Krishtlindjen bashkë me besimtarët katolikë të vendit, të cilët në fillim të këtij viti miratuan një ndryshim të ngjashëm në kalendar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat