Londër: Përmes protestes kërkohet bojkotimi i markave “të lidhura me Izraelin”

Evropë

Londër: Përmes protestes kërkohet bojkotimi i markave “të lidhura me Izraelin”

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Qindra pjesëmarrës të një proteste pro-palestineze kanë marshuar në Oxford Street të Londrës duke u bërë thirrje blerësve të bojkotojnë markat “të lidhura me Izraelin”.

Ata ndaluan trafikun si pjesë e demonstratës së organizuar nga grupi i veprimit të drejtpërdrejtë “Sisters Uncut”, të shtunën pasdite.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Soho duke brohoritur “Palestinë e lirë” përpara se të marshonin në rrugën e ngarkuar të blerjeve.

Rojet e sigurisë bllokuan hyrjen e një pike të shitjes të kompanisë së modës “Zara”, ndërsa dhjetëra oficerë ndoqën marshimin, raporton The Guardian.

Fletëpalosjet e shpërndara nga “Sisters Uncut” thuhej: “Nuk ka Krishtlindje si zakonisht në një gjenocid. Britania e Madhe është bashkëfajtore. Mos financoni gjenocidin në Palestinë. Bojkoto Izraelin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat