Shefja e departamentit të muzikës në Universitetin Charles mes të vrarëve në Pragë

Evropë

Shefja e departamentit të muzikës në Universitetin Charles mes të vrarëve në Pragë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme çeke tha se një nga të vrarët në sulmin e së enjtes në Universitetin Charles të Pragës ishte Lenka Hlavkova – drejtuese e Institutit të Muzikologjisë në Fakultetin e Arteve të universitetit.

Qeveria çeke thotë gjithashtu se tre nga të plagosurit janë shtetas të huaj – një nga Holanda dhe dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia në Republikën Çeke po mban një konferencë shtypi, pasi një person i armatosur vrau 13 persona dje në një universitet në Pragë.

25 persona të tjerë u plagosën në sulmin kur një student hapi zjarr në kryeqytet. Sulmuesi, i cili po ashtu u vra, u identifikua si 24-vjeçari David Kozak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat