Shoqata gjermane e rezervistëve ushtarak bën thirrje për rritjen e numrit të tyre

Evropë

Shoqata gjermane e rezervistëve ushtarak bën thirrje për rritjen e numrit të tyre

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Shoqata gjermane e rezervistëve ushtarak, ka bërë thirrje që numri i rezervistëve aktiv në ushtrinë e vendit të trefishohet.

“Brenda disa vitesh, ne duhet të kemi rreth 100 mijë rezervistë që ushtrojnë rregullisht”, tha presidenti i shoqatës, Patrick Sensburg, për revistën gjermane të lajmeve Stern.

Madje, sipas Sensburg, 100 mijë nuk do të mjaftonin duke pasur parasysh situatën globale dhe gatishmërinë për luftë të ushtrisë gjermane Bundeswehr.

Rezervistët janë kryesisht ish-ushtarë të ushtrisë të cilët nuk e kanë humbur gradën e tyre, raporton DPA.

Aktualisht janë rreth 34 mijë të tillë të cilët stërviten rregullisht, ndërsa sipas ushtrisë gjermane numri i përgjithshëm i rezervistëve shkon në 930 mijë.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius paralajmëroi për mundësi lufte në Evropë dhe paraqiti udhëzime të reja në politikën e mbrojtjes së shtetit gjerman ku rol kyç luan aftësia luftarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat