Sulmohet me bombë shtëpia e prokurores, plagoset 58-vjeçarja

Evropë

Sulmohet me bombë shtëpia e prokurores, plagoset 58-vjeçarja

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në Qipro, ku objekt i një sulmi është bërë një prokurore.

Gruaja 58-vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, ka mbetur e plagosur nga predha dhe është dërguar në spital. Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo ka dalë nga spitali.

Sipas ndihmës drejtorit të policisë së operacioneve në Paphos, Michalis Nikolaou, shpërthimi ndodhi pak minuta para orës 22:00.

Lënda shpërthyese ishte vendosur jashtë derës së kuzhinës dhe në momentin e shpërthimit në shtëpi përveç prokurores ndodheshin edhe anëtarët e tjerë të familjes së Nga hetimet e deritanishme, ngjarja në fjalë lidhet me detyrën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat