Diplomati zbulon aleatët e afërt të Vuçiç

Evropë

Diplomati zbulon aleatët e afërt të Vuçiç

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:55
Aleksandar Vuçiq

Diplomati Blerim Canaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç ka mbështetjen e Rusisë dhe Hungarisë.

Canaj u shpreh se fakti që asnjë lider europian përveç Orban të Hungarisë nuk e ka uruar Vuçiç për zgjedhjet e së dielës, lidhet me skepticizmin rreth mënyrës se si u zhvilluan këto zgjedhje.

“Periudha e gjatë në pushtet i ka mundësuar Vuçiçit të krijojë shumë kontakte nëpër botë, që shpesh kalojnë në miqësi personale, por ku shihet si ende nuk me ka uruar ende Vuçiç është për shkak të këtij skepticizmi.

Vuçiç ka pasur edhe përkrahjen e Moskës dhe të Pekinit se e kemi parë shumë herë në vizita atje. Vuçiç ishte edhe i vetmi lider që nuk i vendosi sanksione Moskës edhe për shkak të interesave të gazit, në të njëjtën mënyrë si me Hungarinë, ndaj edhe është krijuar ky trekëndëshi Serbi-Hungari-Rusi”, tha Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat