Policia dhe inteligjenca daneze arreston disa persona nën dyshimin për përgatitje të sulmit

Evropë

Policia dhe inteligjenca daneze arreston disa persona nën dyshimin për përgatitje të sulmit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Danimarkë

Policia e Kopenhagës dhe Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET), thanë sot kanë kryer disa arrestime në një aksion të koordinuar në të gjithë vendin, me dyshimin e përgatitjes për një sulm terrorist, shkruan Reuters.

“Kjo është jashtëzakonisht serioze,” tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen për agjencinë e lajmeve Ritzau në një takim me ministrat e BE në Bruksel.

“Për disa vite, kemi parë se ka njerëz që jetojnë në Danimarkë që nuk na dëshirojnë të mirën. Të cilët janë kundër lirisë sonë dhe që janë kundër shoqërisë daneze, me gjithçka që ajo përfshin”, tha Frederiksen.

Ajo nuk dha detaje se cilët ishin sulmuesit e dyshuar. Policia dhe shërbimi i inteligjencës nuk kanë bërë të ditur se sa janë arrestuar.

PET për më shumë se një dekadë ka paralajmëruar kundër sulmeve të mundshme, e që nga viti 2010 ka mbajtur nivelin e alarmit terrorist në shkallën e katërt nga pesë sosh sa janë, duke reflektuar një kërcënim “të rëndësishëm”.

PET pranoi në gusht se kërcënimi ndaj Danimarkës ishte intensifikuar pasi aktivistët anti-islamik dëmtuan disa kopje të Kuranit gjatë verës, por tha se në atë kohë nuk kishte asnjë arsye për të rritur alarmin në nivelin më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat