Snajperistët ukrainasë vazhdojnë me eliminimin e ushtarëve rusë në Kherson

Evropë

Snajperistët ukrainasë vazhdojnë me eliminimin e ushtarëve rusë në Kherson

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Snajperistët ukrainasë po vazhdojnë të eliminojnë trupat ruse në rajonin e Khersonit, sipas pamjeve të publikuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Sipas pamjeve, snajperët e Qendrës Detare të 73-të u panë në aksion duke vrarë së paku tre ushtarë rusë në Kherson.

Derisa monitoronin praninë e forcave kundërshtare, snajperistët arritën të qëllonin fiks në shënjestër.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe forcave ruse janë duke vazhduar, kryesisht në lindje të Ukrainës.

Prej kur filloi konflikti, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë vrarë 338 mijë ushtarë rusë dhe u ka shkaktuar ushtrisë ruse dëme të mëdha materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat