Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me dron kamikaz, ai bëhet “copë-copë” kur municioni që ishte brenda përfshihet nga zjarri

Evropë

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus me dron kamikaz, ai bëhet “copë-copë” kur municioni që ishte brenda përfshihet nga zjarri

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 07:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tank i tipit T-80 i ushtrisë ruse, është hedhur në erë nga një dron kamikaz i ushtrisë ukrainase.

Betejat e ashpra që po zhvillohen në afërsi të Bakhmutit, kanë bërë që të dyja palët të kenë humbje të mëdha.

E pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur tanku rus goditet nga droni kamikaz dhe e neutralizon.

Megjithatë këtu nuk përfundon historia e këtij sulmi.

Derisa ishte përfshirë nga zjarri dhe po digjej, duket se municioni i shumtë që ishte brenda tankut preket nga zjarri dhe shpërthen.

Nga shpërthimi tejet i fuqishëm, tanku bëhet “copë-copë”, duke bërë që kupola e saj të fluturojë qindra metra në ajër.

Kjo mënyrë e shkatërrimit të tankeve ruse tashmë nuk është ndonjë risi, kjo për shkak të mënyrë sesi janë dizajnuar dhe municionit që gjendej në kabinë dhe që kontribuoi në shkatërrimin total. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat