​Gjermanët ndalojnë një lloj gome për veturat në trafik

Evropë

​Gjermanët ndalojnë një lloj gome për veturat në trafik

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Nga tetori i vitit 2024, Gjermania do të prezantojë rregulla të reja në qarkullimin rrugor, sipas të cilave nuk do të lejohet më vozitja në kushte dimërore me goma që kanë vetëm shenjën M+S.

Është një shkurtim që do të thotë 'baltë dhe borë' nga gjuha angleze ' mud and snow', dhe siç interpretohet nga klubi gjerman i automobilave ADAC, marka nuk ishte e mbrojtur ligjërisht, kështu që nuk kishte teste të veçanta të përshtatshmërisë për dimër.

Këto goma nuk janë shitur për disa kohë, por ato ende përdoren në një numër të madh makinash.

Lejohet ngasja e gomave M+S me simbolin e majës së malit, por pa të paguhet një gjobë, e cila varion nga 60 euro dhe një pikë dënimi e lart.

ADAC paralajmëron se në vendet e tjera zbatohen rregulla edhe më të rrepta për këtë lloj gome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat