Mblidhen 190 mijë paund për personin që ndali masakrën në Dublin

Evropë

Mblidhen 190 mijë paund për personin që ndali masakrën në Dublin

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:27
Caio Benicio

Brazilian Caio Benicio konsiderohet heroi i momentit në Dublin, pasi disa ditë më parë në mënyrë heroike arriti të shmangë pasojat më të mëdha të një sulmi me thikë në Dublin.

Shoferi i “Deliveroo” nuk nguroi në asnjë moment dhe menjëherë ndërhyri duke neutralizuar 40 vjeçarin irlandez, i cili deri në ato momente kishte plagosur 4 të mitur me thikë, mes tyre dhe një vajzë 5 vjeç që është ende në rrezik për jetën.

Dhe për të vlerësuar aktin heroik të brazilianit që ka vetëm një vit në Dublin është hapur një llogari për mbledhje të ardhurash me titullin “Bliji një birrë heroi”. Nisma është pritur shumë mirë dhe brenda pak orësh për të janë mbledhur jo pak por 190 mijë euro.

Ngjarja e ditës së djeshme ishte tepër e rëndë dhe shkaktoi zemëratë në popullsinë irlandeze, një pjesë e madhe e të cilëve dolën në protesta, ku u përplasën me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat