Presidenti irlandez flet për sulmin me thikë në Dublin

Evropë

Presidenti irlandez flet për sulmin me thikë në Dublin

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Presidenti i Irlandës, Michael D Higgins, ka thënë se është duke ndarë dhimbjen me familjet dhe fëmijët e tyre që janë prekur nga sulmi i tmerrshëm i sotëm jashtë një shkolle në qendër të Dublinit.

“Ne po mendojmë veçanërisht për vajzën pesëvjeçare dhe anëtarin e stafit që kujdeset për të, të cilët janë të dy në gjendje të rëndë në spital. Të gjitha lutjet tona janë me secilën prej tyre për një shërim të plotë.”

Higgins thotë se policia meriton “të gjithë mbështetjen tonë” në trajtimin e incidentit.

Policia irlandeze sot gjatë ditës tha se pesë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, ishin dërguar në spital të enjten pas asaj që mediat lokale thanë se ishte një sulm me thikë në qendër të Dublinit të enjten.

Kryeministri Leo Varadkar tha se policia kishte arrestuar një të dyshuar. Transmetuesi kombëtar RTE citoi një dëshmitare se kishte thënë se ajo pa një burrë me thikë derisa ishte duke lëvizur matanë rrugës dhe se kur ajo u afrua më afër, i pa dy fëmijë që ishin therur me thikë.

Një vajzë ka pësuar lëndime të rënda dhe dy fëmijët e tjerë janë duke u trajtuar për lëndime, thanë nga policia. Një grua po trajtohet gjithashtu për lëndime të rënda dhe një burrë shtoi policia, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat