Burgoset hajni serik i motoçikletave që i tha policisë “më kapni nëse mundeni”

Evropë

Burgoset hajni serik i motoçikletave që i tha policisë “më kapni nëse mundeni”

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:59
Mark Fay

Një burrë që kreu një sërë vjedhjesh motoçikletash përpara se të tallte policinë me mesazhin "më kapni nëse mundeni", është dënua me dy vjet e gjysmë burgim.

Mark Fay u dënua të martën pasi kreu vjedhjet në Mançesterin e Madh dhe zonat përreth.

Policia e Mançesterit tha se 29-vjeçari u kap në shtator të këtij viti pas një "hetimi të gjatë" ku ai kontaktoi oficerët dhe u tha atyre "më kapni nëse mundeni".

Fjalët tallëse u pasqyruan në titujt e videove që ai postoi në mediat sociale, të cilat u gjetën nga oficerët e Ekipit të Krimit.

Fay nga Longsight, u akuzua për tetë akuza për vjedhje të automjeteve motorike dhe tri akuza për trajtimin e mallrave të vjedhura.

Ai u mbajt në paraburgim pas dënimit të tij dhe tani do të qëndrojë atje ndërsa vuan dënimin me burg. /Sky News

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat