Ngjarje tronditëse/ Atentat ndaj çiftit të mjekëve, vdes në vend gruaja

Evropë

Ngjarje tronditëse/ Atentat ndaj çiftit të mjekëve, vdes në vend gruaja

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Italinë. Sipas mediave vendase, një mjeke është ekzekutuar teksa po futej në makinë bashkë me të shoqin, edhe ai mjek, në zonën Reggio Calabria. Bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur. 

Doktoresha 67 vjeçare, Francesca Romeo po hipte në makinë, kur 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar.

Policia e Reggio Calabria ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi, ndërkohë që ka nisur hetim nga prokuroria e Palmës.

Një nga pistat e hetimit është dhe lidhja me krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat