Tragjike në Itali/ Kamioni me hekura zë poshtë makinën, dy të rinj humbin jetën

Evropë

Tragjike në Itali/ Kamioni me hekura zë poshtë makinën, dy të rinj humbin jetën

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rajonin e Reggio Emilias në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se dy të rinj kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi disa skela, që ishin ngarkuar në një kamion ranë mbi makinën me të cilën po udhëtonin.

Skelat ranë nga kamioni mbi makinën e cila ishte pas, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, 19 dhe 21 vjeç.

Shoferi i kamionit është arrestuar nga policia, pasi u largua nga vendngjarja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat