Falet vrasësi i gazetares ruse, Anna Politkovskaya

Evropë

Falet vrasësi i gazetares ruse, Anna Politkovskaya

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:17
Anna Politkovskaya

Njëri prej personave të dënua për vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, është faluar pasi ka luftuar në Ukrainë, ka thënë avokati i tij, sipas BBC-së.

Sergei Khadzhikurbanov, ish-polic në Moskë, ishte burgosur për 20 vjet më 2014.

Mirëpo, avokati i tij, Alexei Mikhalchik, tani ka thënë që klienti i tij është falur pasi e ka përmbushur kontratën e tij gjashtëmuajshe.

Ai kishte qenë njëri prej pesë personave që ishin dënuar për vrasjen e saj.

Politkovskaya kishte qenë reportere investigative dhe kritike e madhe e luftës së Rusisë në Çeçeni.

Raportimet e saj për gazetën Novaya Gazeta në lidhje me abuzimet e Rusisë në Çeçeni i kishin fituar mirënjohje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat