Përzgjedhet qyteti më i mirë Europian i vitit, fiton emri surprizë

Evropë

Përzgjedhet qyteti më i mirë Europian i vitit, fiton emri surprizë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Qyteti holandez i Amersfoort është shpallur “Qyteti Evropian i Vitit” nga Akademia prestigjize e Urbanizmit në Londër. Me rreth 160 mijë banorë, Amerfoot gjendet në zemër të Holandës, buzë Utrecht.

Kombinimi i mrekullueshëm i cilësisë së jetesës dhe një vizion progresiv në planifikimin urban, të cilat bashkohen me ruajtjen e karakterit autentik dhe trashëgimisë së pasur, janë ato çka vlersoi juria e akademisë për këtë qytet.

Juria vlerëson me entuziazëm se “Amersfoort ka një fokus të patundur në mirëqenien dhe lumturinë e qytetarëve të tij. Nga nisma për të kufizuar makinat deri te ofrimi i shtëpive të larmishme dhe me cilësi të mirë, të përballueshme për të gjithë.”

Juria vlerëson qytetet në bazë të cilësive të zhvillimit urban, kohezionit social, qëndrueshmërisë dhe qeverisjes lokale.

Amersfoort është qyteti i dytë holandez që fiton këtë çmim, pas Roterdamit në vitin 2015. Të tjera Qytete Evropiane të Vitit që janë përzgjedhur në të kaluarën janë Berlini, Kopenhagen, Lisbona, Bilbao, Antverp dhe Edinburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat