Londra përgatitet për festat e fundvitit

Evropë

Londra përgatitet për festat e fundvitit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Londra po përgatitet për festat e fundvitit, të cilat do të shijohen më mirë këtë vit me patinazh. Falë tre pistave të mëdha patinazhi që ndërlidhen me një pemë të madhe Krishtlindjesh në qendër të saj, qytetarët do të kenë mundësi të shijonë këtë atraksion të ri të kryeqytetit britanik.

“Unë mendoj se nuk mund të mos futesh në frymën festive kur ke këto dekorime, ndodhet pema  e Krishtlindjes pas meje, dritat vezulluese, mendoj se ka shumë gjëra që të bëjnë të ndish frymën e festtës së Krishtlindjeve”.

Këto pista janë vendosur në stacionin e energjisë “Battersea” në Londër që rreth viteve 1930 furnizonte dikur një të pestën e popullsisë së kryeqytetit me energji elektrike, përfshirë Pallatin Buckingham dhe parlamentin.

Rizhvillimi i kësaj zone prej 9 miliardë Paund, i mbështetur nga një grup investitorësh malajzianë, rigjallëroi stacionin dikur të braktisur.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht të kënaqur me reagimin e publikut. Ata dëshirojnë me të vërtetë të vijnë në këtë vend, siç edhe u tregua vitin e kaluar.”

Kjo zonë që ishte dikur e harruar për gati 30 vite tani është rizhvilluar për shkak se shumë marka të njohura kanë zgjedhur të hapin dyqanet e tyre si dhe janë  ndërtuar apartamente të shumta.

“Epo, përveç këtij sfondi absolutisht mahnitës që kemi këtu, ka shumë gjëra që po ndodhin. Natyrisht, ne kemi të vetmen pistë patinazhi në buzë lumit në Londër, kemi  gjithashtu edhe një bar-kafe të mrekullueshëme.”

Vizitorët mund të shkojnë në oxhakun veri-perëndimor të ish-stacionit të energjisë në një ashensor qelqi, nga ku mund të kenë një pamje të mrekullueshme të gjithë qytetit. Rikthimi në përdorim i ndërtesave të vjetra industriale ka qenë “sfiduese” për inxhinerët dhe arkitektët.

Megjithatë, planet e investitorëve malajzianë nuk ndalen me kaq. Gjatë dekadës së ardhshme, më shumë shtëpi të reja, dyqane, restorante, vende të kohës së lirë dhe zyra pritet të hapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat