“I vrava se nuk duroja dot të qarën e tyre”- Shok në Itali, mbyti dy foshnjat e saj, arrestohet 27-vjeçarja

Evropë

“I vrava se nuk duroja dot të qarën e tyre”- Shok në Itali, mbyti dy foshnjat e saj, arrestohet 27-vjeçarja

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Një 27-vjeçare në Itali është arrestuar nën akuzën e vrasjes së dyfishtë të foshnjave të saj 4 muajshe.

Sipas policisë e reja ka mbytur dy fëmijët e saj një djalë dhe një vajzë, një akt që ka shokuar dhe vet forcat e rendit.

Monia Bortolotti nga Pedrengo, provinca e Bergamos , u arrestua sot në bazë të një hetimi të hapur nga prokuroria e Bergamos, e cila po hetonte vdekjen e dy fëmijëve, thuhet në media.

Arrestimi i Monia Bortolottit ndodhi dje , pas hapjes së një hetimi pas vdekjes, në tetor 2022, të foshnjës dy muajshe. Në vitin 2021, foshnjat 4 muajshe vdiqën në rrethana të ngjashme. Prokurorët: “Nuk e duroi dot të qarën e tyre”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat