Italia ‘pushtohet’ nga moti ekstrem, shkon në 5 numri i viktimave nga përmbytjet

Evropë

Italia ‘pushtohet’ nga moti ekstrem, shkon në 5 numri i viktimave nga përmbytjet

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:12
Makinat janë rrëmbyer nga reshjet e dendura

Zonat e mëdha të Toskanës janë goditur nga përmbytje, pasi erërat e forta dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut goditën Italinë Qendrore.

Makinat janë rrëmbyer nga reshjet e dendura, spitale janë përmbytur dhe gjithashtu njerëz të bllokuar në nënkalime janë shpëtuar nga autoritetet me gomone.

Stuhia “Ciara”, është ngjarja meterologjike më e vështirë e vitit 2023. Cikloni për përhapet në pjesën më të madhe të Europës, duke gjunjëzuar Italinë me erëra deri në 120 kilometra në orë.

Sipas meteorologut të Konsorciumit Lamma-Cnr, Gianni Messeri, presioni minimal në nivelin e detit që arrin ky fenomen atmosferik është 950 hPa.

“Ciaran”, saktëson meteorologu, shoqërohet me ndryshime jashtëzakonisht të forta dhe sjell me vete erëra deri në 120 km në orë.

Efektet e tjera të shqetësuese “janë reshjet e stuhive dhe valët e stuhive, të cilat po prekin të gjitha vendet e Mesdheut, në veçanti Spanjën dhe Francën, por edhe vendet e Skandinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat