Ukrainasit hedhin në erë sistemin raketor rus TOS-1, nga goditja e fuqishme gjithçka përreth shkundet

Evropë

Ukrainasit hedhin në erë sistemin raketor rus TOS-1, nga goditja e fuqishme gjithçka përreth shkundet

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ukrainasit kanë publikuar videon ku shihet se ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm. Pretendojnë se brigada e 59-të e forcave ukrainase në Avdiivka, ka shkatërruar sistemin e fuqishëm raketor rus TOS-1.

“Titanët e brigës së 59 mbrëmë gjatë ndërprerjes së sulmeve ruse në drejtim të Avdiivka, me dron kanë goditur sistemin raketor TOS-1A duke e bërë shkrumb e hi”, kanë shkruar në X ukrainasit.

“Nga shpërthimi i fuqishëm edhe raketat që ishin të vendosura në këtë sistem që kapin vlerën e 15 milionë dollarë, u hodh në erë dhe u bë copa – së bashku me ekuipazhin”, u tha ndër tjera.

Sistemi TOS konsiderohej si “krenaria” e ushtrisë ruse, por ukrainasve nuk iu desh shumë mund që ta bëjnë rrafsh me tokë.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur droni i mbushur me eksploziv përplaset në TOS-1, dhe nga detonimi i fuqishëm gjithçka përreth shkundet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat