​Murali i Banksy në Venecia do të restaurohet

Evropë

​Murali i Banksy në Venecia do të restaurohet

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Murali i Banksy-t në Venecia i vitit 2019, “Djali Migrant”, do të restaurohet, njoftoi të mërkurën Ministria e Kulturës e Italisë.

Projekti për restaurimin dhe ruajtjen e veprës ikonë do të prezantohet në ministri më vonë të mërkurën.

"Venecia është unike në botë...dhe gjithashtu një vend i privilegjuar për artin bashkëkohor, një detaj që Banksy e kuptoi mirë duke vendosur atje një nga vetëm dy muralet e bëra në Itali," tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia përpara prezantimit.

Ai tha se kishte rënë dakord me kryetarin e bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro dhe nënsekretarin e kulturës, Vittorio Sgarbi për "ta bërë këtë vepër ikonike të përhershme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat