BE-ja thirrje Hamasit që t’i lirojë të gjitha pengjet: Të ringjallet Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme

Evropë

BE-ja thirrje Hamasit që t’i lirojë të gjitha pengjet: Të ringjallet Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Anëtarët e Këshillit të Evropës, kanë miratuar një deklaratë që përcakton qëndrimin e përbashkët të BE-së për situatën e zhvilluar në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës, Bashkimi Evropian e dënon në termat më të ashpër sulmet brutale dhe terroriste të Hamasit në të gjithë Izraelin.

“Nuk ka asnjë justifikim për terrorin. Ne theksojmë fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin humanitar dhe ndërkombëtar përballë sulmeve të tilla të dhunshme. Ne ritheksojmë rëndësinë për të siguruar mbrojtjen e të gjithë civilëve në çdo kohë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”.

“I bëjmë thirrje Hamasit që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet pa asnjë parakusht. Ne ritheksojmë rëndësinë e ofrimit të ndihmës urgjente humanitare dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim ata civilë që kanë më shumë nevojë në Gaza në koordinim me partnerët, duke siguruar që kjo ndihmë të mos abuzohet nga organizatat terroriste. Është thelbësore të parandalohet përshkallëzimi rajonal”, thuhet në deklaratë.

Më tej, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës thanë se mbeten të përkushtuar për paqe të qëndrueshme, bazuar në zgjidhjen e dy shteteve, përmes përpjekjeve për të ringjallur Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.

“Ne theksojmë nevojën për t’u angazhuar gjerësisht me autoritetet legjitime palestineze, si dhe me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat