Inflacioni vjetor i Gjermanisë ishte 4.5 për qind në muajin shtator

Evropë

Inflacioni vjetor i Gjermanisë ishte 4.5 për qind në muajin shtator

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë ishte 4.5 për qind në muajin shtator, nga 6.1% sa ishte në muajin gusht, tha të mërkurën autoriteti statistikor i vendit.

Çmimet e ushqimeve ishin nxitësi kryesor i normës së inflacionit duke u rritur me 7.5 për qind nga viti në vit, sipas Destatis.

Çmimet e produkteve të energjisë u rritën me 1 për qind, pas një rritjeje prej 8.3 për qind në muajin gusht.

Norma e inflacionit për shërbimet ishte 4%, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 5 për qind.

"Norma e inflacionit ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Megjithatë, ai mbetet i lartë", tha Ruth Brand, kreu i Destatis. "Konsumatorët ende po ndjejnë çmimet më të larta të ushqimeve".

Ndërkohë, në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.3 për qind në muajin shtator./AA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat