Gjashtë dronë u rrëzuan mbi rajonin kufitar rus

Evropë

Gjashtë dronë u rrëzuan mbi rajonin kufitar rus

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Gjashtë dronë janë rrëzuar mbi Belgorod, rajoni rus i cili shtrihet rreth 40 km në veri të kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të këtij vendi.

Duke postuar në Telegram, Vyacheslav Gladk tha se nuk kishte viktima.

“Shërbimet operative janë duke sqaruar informacionet për pasojat në terren”, tha ai.

Shpërthime të forta mund të dëgjohen në pamjet e paverifikuara që postohen në rrjetet sociale, që supozohet se janë marrë nga Belgorod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat