Krejt çfarë dihet deri më tani për aksidentin e rëndë në Itali

Evropë

Krejt çfarë dihet deri më tani për aksidentin e rëndë në Itali

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 09:37
Itali

Të paktën 21 persona humbën jetën në aksidentin shkatërrues të autobusit në Venecia të Italisë. Autoritetet lokale kanë raportuar të paktën 21 të vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë të plagosur.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Venecias, autobusi mori flakë pasi ra nga një urë mbi një linjë hekurudhore midis Mestre dhe Marghera, dy qytete në Venecia.

Në momentin e aksidentit rreth orës 19:30, autobusi ishte duke u kthyer nga qendra historike e Venecias.

Ndër viktimat e aksidentit ishin tre ukrainas, një kroat, një gjerman dhe një francez.

Bazuar në provat fillestare, shoferi mund të ketë humbur ndjenjat para aksidentit ngase në vendin e ngjarje nuk ka asnjë shenjë frenimi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat