Burger King ende i hapur në Rusi, pavarësisht premtimit për t’u larguar

Evropë

Burger King ende i hapur në Rusi, pavarësisht premtimit për t’u larguar

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Burger King mbetet i hapur në Rusi, pavarësisht se pronari i markës u zotua të largohej më shumë se një vit më parë.

Restaurant Brands International, i cili zotëron 15 përqind të biznesit të ekskluzivitetit të ushqimit të shpejtë në Rusi, tha se “nuk kishte përditësime të reja për të ndarë në këtë moment” për largimin e tij.

Firma tha në mars 2022 se kishte filluar procesin për t’u larguar nga Rusia, raporton BBC.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, kompanitë perëndimore kanë qenë nën presion për t’u larguar nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat