Koha po mbaron për Zelenskyn, presidenti ukrainas mund të rrëzohet shumë shpejt, ja kush do ta ketë në dorë fatin e tij

Evropë

Koha po mbaron për Zelenskyn, presidenti ukrainas mund të rrëzohet shumë shpejt, ja kush do ta ketë në dorë fatin e tij

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 07:09
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky, nga Otava ku ndodhej për një vizitë shtetërore, përsëriti se dëshiron t'i mbajë zgjedhjet presidenciale të Ukrainës siç ishte planifikuar, pra në fund të mandatit të tij, në prill 2024.

Muajin e kaluar ai kishte thënë se ishte gati, por deklarata e tij nxiti shumë polemika. Natyrisht, sepse nxjerrja e qytetarëve të një vendi në gjendje lufte, nga shtëpia për të votuar, paraqet probleme të mëdha ligjore dhe praktike.

Shumë rajone do të mbeten të përjashtuara, ato të okupuara ose në të cilat ka luftime dhe do të kishte miliona refugjatë dhe dhjetëra mijëra qytetarë të dëbuar nga armiku në Rusi.

Zelensky kishte thënë se ishte i gatshëm, sidomos nëse konsultohej me ndërkombëtarët dhe siguronte ndihmën e tyre, pëlqimin e Parlamentit dhe me kushtin që të gjithë ukrainasit të mund të merrnin pjesë. Por kushtet janë sa logjike aq edhe të parealizueshme.

Zgjedhjet në Ukrainë

Duke iu rikthyer çështjes në Kanada, lideri ukrainas këtë herë përmendi vetëm një pengesë: njerëzit, sipas tij, duan të shpenzojnë vetëm për luftë. Dhe lufta është pengesa e vërtetë për votim.

Tashmë, është e qartë se refreni është ai i ndihmës së huaj, por këmbëngulja me të cilën ish-aktori po i rikthehet çështjes së votimit duket e lidhur me momentin e veçantë që po kalon konflikti. Nuk është e saktë të flitet për një ngërç, por avancimi i forcave verdheblu është i ngadaltë edhe sipas Kievit.

Dhe pastaj: Ukraina është një demokraci. Nëse konflikti vazhdon për një kohë të gjatë dhe preferenca për udhëheqje dominuese rritet gjatë kohës së luftës, dikush mund të pyesë veten nëse Ukraina do të anojë drejt autoritarizmit.

Por sipas studimeve ata preferojnë një udhëheqës më liberal dhe më kompetent për kohë paqeje.Pra dëshirat e tyre mund të ndryshojnë pas luftës.

Megjithatë, ka shumë pak gjasa, dhe pikërisht për shkak të nevojave aktuale që Zelensky të zëvendësohet gjatë konfliktit: Kievi do të tregonte një shenjë dobësie në luftë.

Rrëzimi i Zelenskyt

Por çfarë ndodh nëse lufta, siç parashikon NATO, do të zgjasë shumë më gjatë? Volodymyr do të jetë president përjetë? Nuk do të ishte një publicitet i mirë as për Ukrainën, as për demokracinë. Z

elensky nga ana tjetër e di se fati i tij si politikan, dhe jo vetëm kaq, është i lidhur me suksesin e kundërofensivës. Populli vazhdon ta mbështesë masivisht, sipas sondazheve, por çfarë do të ndodhte nëse do të shkonim në zgjedhje pas përfundimit të luftës dhe pa Krimenë dhe Donbasin? Kaq shumë sakrifica për asgjë do t'i shtynin votuesit të rrëzonin kreun aktual të shtetit.

Për më tepër, rizgjedhja nuk mund të ishte e sigurt edhe në kushte më të mira për Volodimyr Zelensky, veçanërisht nëse një i preferuar i popullatës zgjedh të kandidojë. Këta mund të jenë gjenerali Valerii Zaluzhnyi, i cili deri tani mohon ambiciet politike, apo si kryetari i bashkisë së kryeqytetit, ish-boksieri Vitali Klytchko.

Midis emrave përmendim Viktor Pinchuk, i cili që nga fillimi i pushtimit u ka kërkuar vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe ka kritikuar disa vende, si Gjermania, për hezitimet e tyre fillestare në lidhje me dërgesën e armëve.

7 muaj kohë

Sa i përket kontekstit ndërkombëtar, gjërat po ndryshojnë. Jo në një drejtim të vetëm.Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dheEvropë po tronditin frontin aleat.

Elektorati amerikan ndonëse i urren rusët edhe më shumë se “Cari” i tyre, nuk dëshiron më të shpërdorojë burimet ekonomike që mund të përdoren brenda vendit, nga siguria deri te lufta kundër emigracionit dhe për riarmatim.

E megjithatë armët amerikane vazhdojnë të mbërrijnë në Ukrainë, madje gjithnjë e më të sofistikuara dhe të fuqishme.

Presioni nga Pentagoni po rritet gjithashtu që aleati heroik dhe i mprehtë të rishikojë strategjinë e tij: New York Times pohoi së fundmi se gjeneralët amerikanë i janë rikthyer kërkesës që Kievi të përqëndrohet në jug. Ka një thirrje për të racionalizuar përpjekjet e luftës, duke filluar nga prestigjiozja “The Economist”.

Dhe shtatë muajt e kohës që Zelensky i dha vetes, me pak fjalë, mund të jenë vendimtarët për fitoren ose për armëpushimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat