Serbia e bën përsëri, Daçiq takohet me Lavrovin në mes të Nju Jorkut

Evropë

Serbia e bën përsëri, Daçiq takohet me Lavrovin në mes të Nju Jorkut

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 06:27
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, është takuar në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivicia Daçiq, është takuar në Nju Jork me kryediplomatin rus, Sergeri Lavrov, në margjinat e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim ata kanë biseduar për raportet mes të dy vendeve dhe tema të tjera.

Daçiq ka shprehur falendërim për qëndrimin e Rusisë “në mbështetje të integritetin territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Nikola Selakovic, i cili pikërisht një vit më parë në Nju Jork në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara kishte nënshkruar marrëveshje me Lavrovin për koordinim të diplomacisë.

Kjo kishte ndodhur kur e gjithë bota demokratike kërkonte sanksionim të Rusisë e Putinit për agresionin e paprecedent kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat