Papa Françesku: Situata e emigrantëve është mizore

Evropë

Papa Françesku: Situata e emigrantëve është mizore

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:04
Papa Françesku

“Është mizori, një mungesë e tmerrshme njerëzimi.”

Kështu u shpreh Papa Françesku para gazetarëve duke komentuar zbarkimet e shumta të emigrantëve në ishullin italian të Lampedusas.

“Ata i mbajnë në kampet libiane të përqendrimit dhe më pas i hedhin në det”, tha Papa duke parë foton e një nëne emigrante me fëmijën e saj. Shpresoj të kem guximin të them gjithçka që dua të them në Marsejë”, shtoi ai.

Papa ka mbërritur në Marsejë ku do të marrë pjesë në Takimet Mesdhetare. u prit nga kryeministrja franceze Élisabeth Borne. Ndalesa e parë e udhëtimit është Bazilika e Notre Dame de la Garde. Në orën 18:00 Papa do të jetë në Memorialin e marinarëve dhe emigrantëve të vdekur në det ku do të ketë një moment të lutjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat