Peskov: Polonia është një vend agresiv, Minsku dhe Moska janë në gatishmëri

Evropë

Peskov: Polonia është një vend agresiv, Minsku dhe Moska janë në gatishmëri

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:15
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një deklaratë ditën e sotme tha se Polonia është një vend “agresiv” që ndërhyn në punët e brendshme, duke shtuar se Minsku dhe Moska janë në gatishmëri.

“Fqinjësia me Poloninë nuk është më siçka qenë për miqtë tanë bjellorusë: vendi është mjaft agresiv, nuk i shmanget aktiviteteve subversive, ndërhyrjeve në punët e brendshme, por në këtë rast miqtë dhe aleatët tanë bjellorusë dhe ne jemi në gatishmëri nga ato kërcënime të mundshme që mund të vijnë nga Polonia”, tha Peskov.

Ai shtoi se Moska parashikon se fërkimi midis Kievit dhe Varshavës do të intensifikohet, si dhe me vendet e tjera të BE-së.

AI shtoi se Rusia po vazhdon një “operacion special” për të arritur qëllimet që ka vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat