Franca vendos një helikopter në kufirin me Italinë për të parandaluar emigrantët

Evropë

Franca vendos një helikopter në kufirin me Italinë për të parandaluar emigrantët

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:09
Franca

Për të parandaluar çdo kalim të emigrantëve nga Italia, Franca ka vendosur të vendosë edhe një helikopter në kufi. Helikopteri ka fluturuar mbi zonën midis kufirit italo-francez të Ponte San Ludovico dhe atë San Luigi-t, në Ventimiglia. Monitorimi nga lart mund të synojë kontrollin e çdo lëvizjeje të emigrantëve.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se nuk do të pranojnë asnjë nga mijëra emigrantë të parregullt që erdhën në ishullin Lampedusa të Italisë dhe shkaktuan krizën mes vendeve. Lidhur me deklaratën e Ursula von der Leyen për “ndarjen e emigrantëve midis vendeve”, ai u shpreh:

“Jo, Franca nuk po përgatitet ta bëjë këtë. Franca do të ndihmojë Italinë të mbrojë kufijtë e saj për të parandaluar këto kalime”.

Ai potencoi se Franca nuk do të pranojë emigrantë që nuk plotësojnë kushtet e azilit. Darmanin argumentoi se Italia duhet t’i dërgojë emigrantët në vendet nga kanë ardhur në vend që t’i shpërndajë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat