U dëmtuan nga tërmeti shkatërrues në Turqi, momenti kur shemben me shpërthim të kontrolluar nëntë ndërtesa

Evropë

U dëmtuan nga tërmeti shkatërrues në Turqi, momenti kur shemben me shpërthim të kontrolluar nëntë ndërtesa

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Nëntë ndërtesa banimi të dëmtuara nga tërmeti u shkatërruan me eksploziv në qytetin turk Malatya. Mediat vendase kanë publikuar momentin e shembjes së ndërtesave me eksploziv. Sipas mediave mësohet se për shembjen e tyre janë përdorur 1.660 kilogramë eksploziv.

Para kësaj janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Në video shihet sesi ndërtesat, të dëmtuara rëndë dhe të evakuuara pas tërmetit të 6 shkurtit, bien brenda pak sekondash nga shpërthimi.

Ndërtesat binin njëra pas tjetrës, e më pas ngritet një re e madhe tymi.

Ndryshe tërmetet e fuqishme shkatërruan juglindjen e Turqisë në shkurt, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë persona, derisa dëmi material vlerësohet se kap shumën e mbi 100 miliardë dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat