Spanja dhe Belgjika, strajcë tagjie për Putinin!

Evropë

Spanja dhe Belgjika, strajcë tagjie për Putinin!

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:43
Ministrja belge e Energjisë Tinne van den Straeten

Pavarësisht, kjo do të thotë se kompanitë evropiane po dërgojnë miliarda dollar në grykën e luftës të Putinit.

Belgjika dhe Spanja janë importuesit numer dy dhe tre në botë me LNG-së ruse, pavarësisht se BE-ja ka vënë frena në importet e naftës dhe gazit rus si rezultat i pushtimit në Ukrainë. Në total, importet e BE-së të LNG janë rritur me 40 për qind krahasuar me vitin 2021, sipas Global Witness.

Duhet të ndalet!

Ministrja belge e Energjisë Tinne van den Straeten thotë për Financial Times se është e trishtueshme që gazi i lëngshëm rus po rrjedh ende në Evropë nëpërmjet porteve belge, si Zeebrugge, dhe tani po i kërkon BE-së të ndalojë importet. Është "absolutisht e nevojshme" që BE të arrijë qëllimin për t'u çliruar plotësisht nga nafta dhe gazi rus deri në vitin 2027, thotë ajo.

Përndryshe ekziston rreziku që të mbahemi peng nga Moska.

Komisioneri i BE-së për Energjinë Kadri Simson deklaroi në mars se BE-ja "duhet të heqë qafe plotësisht gazin rus sa më shpejt që të jetë e mundur, por megjithatë të marrë parasysh sigurinë e furnizimit". Sipas të dhënave të fundit të BE-së, pjesa totale e gazit dhe naftës rus të importuar në BE ka rënë nga nivelet e mëparshme prej 40 dhe 30 përqind, respektivisht, në 21 dhe 2 përqind në tremujorin e dytë të 2023, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat