Bie nga varka në liqenin Iseo në Itali, autoritetet në kërkim të turistit gjerman

Evropë

Bie nga varka në liqenin Iseo në Itali, autoritetet në kërkim të turistit gjerman

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Një turist gjerman po kërkohet nga autoritetet pasi ra nga varka gjatë një shëtitjeje në liqenin Iseo në veri të Italisë.

Turisti 20 vjeçar ka rënë nga varka në ujërat pranë Pisogne, Brescia dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Në fillim u raportua se ishte zhytur vullnetarisht në ujë por më pas u zbulua se ka qenë një aksident që është shkaktuar si pasojë e manovrave të drejtimit të varkës nga një vajzë që ndodhej aty.

I riu ishte me disa bashkëmoshatarë gjermanë në bord dhe të gjithë, sipas raportimeve, kishin pirë alkool, përveç djalit të pronarit, të cilit i ishte besuar varka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat