Sistemet e kontrollit ajror në Britaninë e Madhe në kaos, linjat ajrore paralajmërojnë vonesa

Evropë

Sistemet e kontrollit ajror në Britaninë e Madhe në kaos, linjat ajrore paralajmërojnë vonesa

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një “problem teknik” ka bërë që sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar të mos funksionojnë siç duhet. Kjo ka bërë që linjat ajrore të paralajmërojnë për vonesa në fluturime.

Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror të Britanisë bënë të ditur se po përballen me disa probleme teknike të cilat kanë sjellë kufizime të qarkullimit të trafikut për të ruajtur sigurinë.

“Inxhinierët po punojnë për të gjetur dhe rregulluar defektin. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të shkaktohet,” thuhet në njoftim.

Nuk ka detaje rreth asaj që mund ta ketë shkaktuar problemin apo dhe sa kohë do të duhet për ta rregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat