Historiania kroate Stojan: Serbët janë si insekte që duhet zhduken me durim dhe përgjithmonë

Evropë

Historiania kroate Stojan: Serbët janë si insekte që duhet zhduken me durim dhe përgjithmonë

Nga: F.B. Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:24

Historiania, shkrimtarja kroate dhe anëtarja e kryesisë së Amës së Kroacisë ka krahasuar serbët me insekte, ajo duke komentuar “ përvetësimet serbe të trashëgimisë kulturore të Dubrovnikut” në intervistën për “Dulist” që transmetohet edhe nga “Index” ka thënë se ka menduar gjatë a duhet të reagoj apo jo rreth kësaj, transmeton “Bota Sot”.

"Pse të shqetësohemi, kemi ushtrinë, shtetin, policinë, kufijtë, ekonominë tonë funksionale, ata do të na mbrojnë” tha ajo.

"Nga Ministritë e Kulturës dhe asaj të jashtme iu kanë dërguar nota proteste. Por, ata nuk i kanë marr parasysh dhe nuk mundesh të mbetesh imun në këto zhvillime. Jam kujtuar ndaj një ngjarje më herët që më ka çmendur. Bëhet fjalë për insekte që infektime të tmerrshme me vite përkoqen të vërshojnë oborre e kopshte dhe hapësira të brendshme, vërshojnë edhe rrugë” tha Stojan.

"Insekte, të cilat kur sulmojnë është shumë vështirë të eliminohen, pa marr parasysh metodën që përdoret, shkeljen me këmbë, helmet, hedhje flake. Kur diçka e tillë futet në shtëpi duhet seriozisht të luftohet apo të braktiset shtëpia. Nuk bëhet fjalë se dikush del nga shtëpia e vetë. Duhet të luftohet me insekte, asnjëherë nuk duhet të lejohet vërshimi në shtëpi, që të kënaqen në tryezë apo shtroja, por duhet me durim dhe përgjithmonë të zhduken,” nënvizoi Stojan.

"Pas shumë viteve të luftës së suksesshme mbi strategjinë e tyre vërshuese, ato zhduken, nuk di a përgjithmonë, por nga shtëpia ime zhduken dhe gjatë nuk shihen ma, ashtu duhet të veprohet me kërcënuesit nga kufiri, njeriu nuk duhet të relaksohet”, tha historiania kroate.

"Ata janë një grup intensiv agresiv që thjesht nuk dorëzohen, bash sikur insektet, që duan të futen në shtëpi, pikërisht për këtë duhet të veprojmë” .

"Ata janë njerëz nga deklarata dhe publikimet e të cilëve mësohet shkalla kulturore e civilizuese e tyre, ata nuk heqin dorë nga hapësira jonë, tek ata mbretëron etja e vazhdueshme për hapësirë” tha Stojan.

"Kush sot nga popujt e civilizuar në votë është i fiksuar në grabitje të territorit, bile sot jetojmë të pangarkuar, të lirë, mund të jetojmë ku duam, pas punës së ndershme, do të shkosh në det, shkon, lahesh, paguan hotel, ville mundesh gjithë verën me kalua atje,” përfundoi Stojan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat