Momenti kur ukrainasit sulmojnë me dron Moskën

Evropë

Momenti kur ukrainasit sulmojnë me dron Moskën

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se droni u rrëzua nga një sistem i mbrojtjes ajrore mbi distriktin Istra të rajonit të Moskës, por nuk dha asnjë provë.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit në kryeqytetin rus, raporton skynews.

“Mbrojtja ajrore ishte në punë, të gjitha aeroportet e Moskës u mbyllën dhe fluturimet u vonuan. Kjo po bëhet normë e re për Moskën, duket”, ka shkruar ai në platformën X (ish-Twitter).

Tre aeroportet kryesore të Moskës Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo kanë pezulluar fluturimet herët të premten.

Ndryshe, Ukraina kohët e fundit ka nisur sulme brenda shtetit rus ndërsa po vazhdon kundërsulmet në jug të vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat