Republika Srpska e bënë shpifjen vepër penale, reagon BE-ja

Evropë

Republika Srpska e bënë shpifjen vepër penale, reagon BE-ja

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:51
Dodik

Peter Stano, zëdhënës i Shërbimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka reaguar në lidhje me ligjin e diskutueshëm të Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, i cili e bën shpifjen një vepër penale.

Stano njoftoi përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale se Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal të Republika Srpska, të cilat parashikojnë dënime për shpifje.

Ai beson se kjo sjell kufizime për mediat, por edhe për shoqërinë.

Këto ndryshime legjislative vendosin kufizime të panevojshme dhe joproporcionale ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile. Ligji i ri ndikon seriozisht në mjedisin në të cilin vepron shoqëria civile dhe kufizon lirinë e shprehjes dhe medias në Republika Srpska. Ky është një veprim për të ardhur keq dhe padyshim përfaqëson një hap të madh prapa në mbrojtjen e të drejtave themelore”, thekson Stano.

Më pas, ai shton se ligji është në kundërshtim me të gjitha pritshmëritë dhe ligjet që janë të nevojshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, gjë që nuk është në interes të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Së fundi, ai shtoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar të ofrojë mbështetje për mediat dhe shoqërinë civile në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht në Republika Srpska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat