A do të marrë pjesë Putini në varrimin e Prigozhinit?

Evropë

A do të marrë pjesë Putini në varrimin e Prigozhinit?

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:26
Vladimir Putin dhe Prigozhin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mbajtur të premten një konferencë për media lidhur me rrëzimin e aeroplanit ku pretendohet se humbi jetën shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Peskov nuk u përgjigj nëse Moska e kishte konfirmuar se Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

Në vend të kësaj, ai përsëriti se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati për konsum publik.

Vendet perëndimore thonë se ende nuk ka prova të sakta nëse Prigozhin me të vërtet ka vdekur.

Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të dihet nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse presidenti sipas tij ka “një orar shumë të ngarkuar”.

Të mërkurën, Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë në bord humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat