Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në bazën ajrore ruse

Evropë

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në bazën ajrore ruse

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Gjatë ditëve të fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një sulm të ukrainasve në një bazë ajrore ruse.

Moska raportoi se një mjet ajror pa pilot që i përkiste Kievit goditi bazën ajrore Soltsy në Novgorod të shtunën, duke shkatërruar një aeroplan luftarak.

Tani imazhet satelitore të publikuara nga Planet Labs PBC kanë zbuluar pasojat e goditjes, raporton skynews.

Dhjetë bombardues Tupolev TU-22M me rreze të gjatë shihen të parkuar në platformën e bazës ajrore më 16 gusht.Deri dje – dy ditë pas sulmit – të gjithë ata bombardues janë larguar.

Një njollë e madhe e zezë mund të shihej në një nga platformat ku ishte parkuar një nga Tupolev-ët.

Më herët sot, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se sulmi ka të ngjarë të jetë nisur nga brenda Rusisë dhe ndoshta ka shkatërruar një bombardues supersonik me rreze të gjatë TU-22M3 me aftësi bërthamore.Rusia ka përdorur TU-22M3 për të bombarduar objektivat anembanë shtetit ukrainas me municione konvencionale, sipas Kievit.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë besojnë se ushtria e Vladimir Putin ka rreth 60 aeroplanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat