Oligarku rus tërbohet kundër pushtimit të Ukrainës!

Evropë

Oligarku rus tërbohet kundër pushtimit të Ukrainës!

Nga: H.Rafuna Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:16
Arkady Volozh

“Invazioni rus i Ukrainës është barbar dhe unë jam kategorikisht kundër tij”, thotë Volozj në një deklaratë të enjten.

- Jam i tmerruar nga fati i njerëzve në Ukrainë, shumë sish janë miqtë dhe të afërmit e mi personalë, ndjejë dhembje kur  shtëpitë e tyre bombardohen çdo ditë!

Duke e përshkruar veten si një "sipërmarrës teknologjik izraelit i lindur në Kazakistan", Volozj ka tërhequr kritika në Rusi për përpjekjen e tij të dukshme për t'u distancuar nga vendi.

“Edhe pse u transferova në Izrael në vitin 2014, unë duhet të marr pjesën time të përgjegjësisë për veprimet e Rusisë”, thotë ai.

Volozj ka pasaporta ruse dhe izraelite. Ai themeloi kompaninë e internetit Yandex në Rusi në 1997. Ajo u rendit në bursën amerikane Nasdaq në 2011.

Ai dha dorëheqjen si CEO i kompanisë dhe u largua nga bordi pasi Bashkimi Evropian e përfshiu atë në listën e sanksioneve kundër subjekteve dhe individëve rusë në qershor 2022.

H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat