Austria është kritikuar për importimin e sasive të mëdha të gazit nga Rusia!

Evropë

Austria është kritikuar për importimin e sasive të mëdha të gazit nga Rusia!

Nga: Mathea Log Liverød Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Unë mendoj se ata nuk bëjnë mjaftueshëm.

Kjo është ajo që Anne-Sophie Corbeau, një studiuese në Qendrën për Politikat Globale të Energjisë në Universitetin e Kolumbias, i tha New York Times.

Në shkurt, Austria u kritikua për dhënien e vizave për politikanë të sanksionuar rusë që donin të merrnin pjesë në një takim të OSBE-së në Vjenë. Në NY Times, disa ekspertë tani po kritikojnë vendin për vazhdimin e importit të niveleve të mëdha të gazit nga Rusia.

Sipas gazetës, kritikët akuzojnë vendin se ka ndihmuar në financimin e luftës së përgjakshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Gjatë kohës, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, disa vende kanë reduktuar importet e gazit nga Rusia dhe alarmi i energjisë ka rënë vërtet në Evropë.

Por Austria ende mori më shumë se gjysmën e furnizimit të saj me gaz nga Rusia në maj të këtij viti….)

Gazeta shkruan se Austria në fakt përdori plot 74 për qind të gazit rus kur nevoja ishte më e madhe në mars. Nuk është një ulje e madhe nga gati 80 për qind, që ishte shifra para shpërthimit të luftës.

Ai gjithashtu e dallon shumë Austrinë nga fqinjët e saj evropianë, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Italia, të cilët kanë ndaluar ose janë afër ndalimit të të gjitha importeve.

Nga norvegjishtja;

H.Rafuna, dt:01.08.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat