Mijëra civilë ukrainas po mbahen në burgjet ruse!

Evropë

Mijëra civilë ukrainas po mbahen në burgjet ruse!

Nga: H.R Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:50
Pamje nga lufta në Ukrainë

Në të gjithë Rusinë dhe në zonat e pushtuara të Ukrainës, civilët ukrainas po arrestohen dhe burgosen. Kushtet e burgut cilësohen shumë brutale, ata  janë vënë në punë të rënda dhe të rrezikshme, hapin llogore edhe n’tokë të ngrirë për ushtarët rusë përgjatë vijës frontit.

Shumë prej tyre  janë të detyruar të veshin uniforma të mëdha ushtarake ruse, duke i bërë ata objektiva të ushtarëve ukrainas.

Në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhya, një grup civilësh ukrainas u detyruan të gërmonin varre masive për të burgosurit e tjerë që nuk kishin mbijetuar. Një burrë që refuzoi të gërmonte u qëllua në vend - dhe kështu përfundoi po aty në varr.

Të burgosurit civil vendosen në qendra që variojnë nga seksionet e reja të burgjeve ekzistuese ruse dhe në bodrume të lagura.

Shumica e të burgosurve nuk kanë status sipas ligjit rus.

Rusia mohon të mbajë civilë si të burgosur, por agjencia e lajmeve AP ka intervistuar dhjetëra njerëz, duke përfshirë 20 ish të burgosur,  lufte, familjarë dhe civilë të  ndaluar. Përveç kësaj, agjencia e lajmeve ka folur edhe me dy zyrtarë të inteligjencës ukrainase si dhe një negociator të qeverisë.

Imazhet satelitore, mediat sociale, dokumentet publike dhe kopjet e letrave të ofruara nga Kryqi i Kuq, konfirmojnë një sistem të gjerë rus të ndalimit dhe abuzimit të civilëve me shkelje të drejtpërdrejtë të Konventave të Gjenevës.

Ndër të tjera, të burgosurit shërbejnë si pazare në të ardhmen,  në këmbim të ushtarëve rusë! OKB-ja ka thënë se ka prova të mjaftueshme  se civilët po përdoren si mburoja njerëzore pranë vijave të frontit.

Tortura është rutinë, duke përfshirë përdorimin e goditjeve elektrike të përsëritura, ata rrihen, u nënshtrohen goditjeve fatale në kokë, thyhen brinjët dhe kështu i nënshtrohen mbytjes së stimuluar. Shumë ish të burgosur i kanë thënë AP se kanë qenë dëshmitarë të vdekjes së të tjerëve të burgosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat