Çfarë ndodhi? Kryeministri grek, kthehet me urgjencë nga Brukseli

Evropë

Çfarë ndodhi? Kryeministri grek, kthehet me urgjencë nga Brukseli

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:36
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve është kthyer me herët pas alarmit të përhapjes së zjarreve në disa zona të vendit.

Menjëherë pas mbërritjes në Athinë, kryeministri do të shkojë në Qendrën e Koordinimit të Operacioneve të Mbrojtjes Civile.

Ndërkohë vatra të shumta zjarri janë shënuar në shumë zona, por më e rrezikuara është Dervenochoria, ku mbetet fronti më i vështirë i zjarreve që vazhdojnë prej pasdites së djeshme.

Është dhënë urdhër evakuimi për zonat e Panoramasë, Pournarit, Paleochorit, Agios Sotiras, duke u bërë thirrje qytetarëve të lëvizin drejt Mandrës, pasi fronti është ndezur sërish.

Gjithashtu urdhër për evakuim është dhënë edhe për zonat e Nea Zoit dhe Neos Pontos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat