Zjarret “rrethojnë” Athinën, bllokohen edhe rrugët

Evropë

Zjarret “rrethojnë” Athinën, bllokohen edhe rrugët

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 23:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas forcave zjarrfikëse janë 3 zjarre masive që po djegen në zonat e Lutrakit, 50 km nga Athina. Ndërsa dy vatra të tjera po djegen në zonën Kalivia në një distancë 5 km nga aeroporti i Athinës, kurse një vatër tjetër ndodhet në zonën bregdetare në Anavisos.

Autostrada që lidh Athinën me Korinthin u bllokua për 1 orë ndërsa autoritetet thonë se mund ta mbyllin sërish atë.

Autoritet u bënë thirrje drejtuesve të automjeteve të ndryshojnë itenerar ose të anulojnë udhëtimin e tyre derisa të fiket zjarri.

Deri tani raportohen disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital me probleme në frymëmarrje.

Në zonat që po djegin zjarret kushtet atmosferike janë tepër të vështira për shkak të erës së fortë që fryn dhe temperaturave të larta në ato zona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat